Dalin detajet e para të telefonit te famshëm NOKIA 3310.

nokia 3310Ju ka munguar zilja e famshme, po bateria që nuk harxhohet? Nokia 3310 është rikthyer pas plot 17 vitesh nga versioni origjinal i telefonit.

Më shumë se 126 milion u prodhuan përpara se të nxirrej nga qarkullimi në 2005-ën. Versioni i ri i telefonit është një produkt i HMD Global, kompani e cila zotëron licencën e prodhimit të telefonave me markën “Nokia”.

Telefoni funksionon me rrjetet celulare 2.5G dhe sistemin operativ Symbian S30+. Avantazhi kryesor i këtij telefoni padyshim është jetëgjatësia e baterisë. HMD premton 22 orë jetëgjatë baterie për 22 orë bisede.

Gjithashtu ka të instaluar një version klasik të lojës së famshme Snake. Çmimi i 3310-ës së ri është 49 Euro