BSH: Bankat 68 mln euro fitim në 2016.

Banka e ShqiperiseBanka e Shqipërisë bën të ditur se, sistemi bankar shqiptar e mbylli vitin 2016 me një fitim neto prej 9.3 miliardë lekësh ose rreth 68 milionë eurosh.

Sipas BSH, tremujori i katërt i vitit rezultoi përgjithësisht pozitiv për performancën financiare të sektorit bankar.

Fitimi neto u rrit me rreth tre miliardë lekë gjatë tremujorit të fundit, megjithatë krahasuar me një vit më parë, ashtu siç pritej, viti 2016 solli një korrektim në rënie të fitimeve, me rreth 41% më pak.

Ekspertët shprehen se arsyet kryesore kanë qenë rënia e normave të interesit, por edhe një rritje e provigjioneve për kreditë e këqija.Kreditë me probleme ngelen sidoqoftë një faktor me ndikim negativ në zgjerimin e kreditimit dhe të përfitueshmërisë së sistemit bankar.