Basha: Mediat të mos çensurojnë opozitën.

Kryetari i Partisë DePD protestamokratike, Lulzim Basha duke folur  nga “çadra e lirisë” ju ka bërë thirrje qytetarëve ta ndjekin nga rrjetët sociale, pasi mediat po e çensurojne opozitën.

Basha në fjalën e tij tha se “ Dua ti bëjë thirrje medias të çajnë çensurën e përditëshme dhe të përnatëshme dhe ta shpërndajnë në çdo shtëpi të shqiptarëve fjalëm e opozitës, kjo që po ndodh sot këtu është fjala e qytetarëve dhe të intelektualve. Për të gjithë ata që nuk na ndjekin nëpërmjet ekranit, hapni rrjetet sociale, na ndiqni në  Facebook sepse është media e qyteatrëve pa çensurë, media e republikës së re”.

Më tej, Basha shtoi se Veting me kriminelët në pushtet nuk ka, drejtësia e vërtetë do të vij kur të jetë hapur rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të mblidhemi në shenin e lisisë, ditë për ditë dhe natë për natë, sepse fitorja e sheshit të lirisë është fitorja e Shqipërisë Demokratike dhe e republikës së re. Republika e re nuk është shpikje e Lulzim Bashës por republika e standarteve BE/SHBA. Republika e re do të ketë mekanizma që asnjë kryeministër dhe pushtetarë të mos abuzojë me pushtetin”.

Në fund Basha ripërsëriti thirrje për mos çensurë nga mediat dhe i ftoi mediat të mos çensurojnë fjalën e opozitës.