Banka e Gjakut Lushnje, Dhurimi i gjakut shpëton jetë.

Banka e Gjakut Lushnje, Dhurimi i gjakut shpëton jetë.Mungesa e theksuar e gjakut ne Banken Rajonale te Gjakut Lushnje eshte kthyer ne nje shqetesim jo vetem per pacientet te cilet e kane te domosdoshme per jetesen normale te tyre, por edhe per drejtuesit e institucionit te shendetesise. Keta te fundit kane ndermarre nisma sensibilizuese te cilave u jane pergjigjur jo vetem institucionet por edhe qytetaret.

Forcat e Armatosura te Bataljonit Ushtarak Poshnje janë një prej institucineve te cilet i janë pergjigjur pozitivisht thirrjes se ketij spitali per te dhuruar gjak vullnetarisht.
Fale ketij gjesti human te bere nga ana e tyre jane mundesuar 85 flakon gjak.

 

 

Gjithashtu nje nisme e tillle eshte ndermarre edhe nga punonjesit e administrates se Bashkise Divjake ndermarrjeve shteterore ne kete bashki, por edhe qytetare te tjere duke dhuruar sasi te konsiderueshme per nevojat e thalasemikeve.

Prane bankes rajonale te gjakut lushnje, marrin shërbim me transfuzione gjaku rreth 208 thalasemikeve te cilet jane jo vetem nga Lushnja por edhe nga qytetet fqinje si Fieri, Patosi, Kucova, Berati etj pa perjashtuar ketu edhe rastet e aksidenteve te dryshme te cilet kerkojne flakone me gjak.
Duke u nisur nga ky fakt Drejtoria e Spitalit Lushnje u ben thirrje te gjithe qytetareve te Lushnjes, institucioneve dhe cdo kujt qe e ndjen moralisht te kontribuoje ne shpetimin e nje jete, te dhuroje gjak.