Astronautët e NASA-s zbulojnë elementët që vërtetojnë se si u krijua jeta në Tokë

 

Një gAstronautët e NASA-s zbulojnë elementët që vërtetojnë se si u krijua jeta në Tokërup astronomësh në Gjermani kanë bërë një zbulim që mund të hedhë dritë mbi krijimin e jetës në tokë, miliarda vite më parë.

Duke përdorur teleskopin hapësinor të NASA-s, Habëll, ata zbuluan një objekt gjigant, i ngjashëm me kometën, i cili përmban elementët themelorë të jetës, ujin, nitrogjenin, karbonin, oksigjenin dhe sulfurin. Objekti u pikas pranë një ylli të djegur, rreth 170 vite dritë larg Tokës.

Sipas shkencëtarëve ai është i ngjashëm me kometën e famshme Halley, por afërsisht 100 mijë herë më i madh dhe përmban më shumë ujë. Kreu i grupit të shkencëtarëve që zbuluan objektin gjigant, bëri të ditur se “vëllai i madh” i kometës Halley, siç është pagëzuar zbulimi i fundit, është i pasur kryesisht me nitrogjen.

“Ndoshta kemi të bëjmë me objektin me më shumë nitrogjen në sistemin tonë diellor”, thonë shkencëtarët, të cilët theksojnë se eksplorimi i tij do të ndihmojë në studimet tjera.