Arsyeja përse nuk duhet të pini ujë të ndenjur.

ujeKush është ai që pasi futet në shtrat merr mundimin të shkojë deri në kuzhinë për të shuar etjen gjatë natës? Vetëm ai që vuan nga pagjumësia ose ka fëmijë të vegjël. Të tjerët kanë zbuluar një mënyrë tjetër, disi më praktike: janë mësuar të mbajnë mbi komodinë një gotë me ujë për raste të tilla. Mirëpo sa i dobishëm mund të jetë ky ujë?

Sipas specialistëve të shëndetit publik, uji i mbajtur në gotë për disa orë fsheh mjaft rreziqe të panjohura. Në qoftë se e keni vënë re, shija e tij sa vjen e tjetërsohet. Por pse ndodh kjo? Ndryshe nga ushqimet që kanë në përmbajtjen e tyre karbohidrate, proteina apo vitamina, uji nuk ka asnjë element të shtuar që mund të kontribuojë në rritjen mikrobike. Shpjegimi gjendet gjetkë.
Uji i lënë në gotë për orë të tëra mund të mbledhë grimca pluhuri dhe bakterie nga ajri i dhomës, sidomos nëse ajo nuk ajroset ashtu siç duhet. Gjithashtu kur uji ekspozohet në ajër thith shumë dioksid karboni, një pjesë e vogël e të cilit më pas shndërrohet në acid karbonik.
Herën tjetër kur të keni etje, mendohuni dy herë, para se të zgjasni dorën e të merrni gotën me ujë të ndenjur.