Arrestohen katër punonjës të Al Petrol, vodhën 15 milionë lekë

albpetrolPolicia e Fierit arrestoi katër persona për grabitjen e Al Petrol. Policia vuri në pranga magazinierin e kompanisë “Al Petrol”, ndërsa nisi proçedim penal në gjendje të lirë për katër roje me akuzën e vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës.

Sipas bluve, këta shtetas kanë abuzuar me detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 15.000.000 lekë të reja.

Komunikata e plotë e Policisë.

Fier! 
 
Vjedhin duke shpërdoruar detyrën, arrestohet  flagrancë makazinieri i kompanisë 
“Al Petrol” dhe procedohen penalisht 4 roje. 
 
Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  Drejtorinë Vendore 
 Policisë Fier,  u arrestua  flagrancë për veprën penale ”Vjedhje duke 
shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre” shtetasi: 
 
-Shpëtim Ramaj, 48 vjeç, banues   lagjen “Apollonia” Fier. (Me detyrë makazinier 
 Ndërmarjen e Bazës  Furnizmit Teknik  shoqërisë “Al Petrol”). 
 
Gjithashtu u referuan materialet  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe filloi 
procedimi penal  gjendje  lirë për shtetasit: 
 
-S.M, 44 vjeç, banues  lagjen “Mbrostar Ferko”, Fier. 
 
-M.R, 56 vjeç, banues  lagjen “Kastriot”, Fier. 
 
-Sh.K, 62 vjeç, banues  lagjen “Konferenca e Pezës” Fier. 
 
-F.C, 47 vjeç, banues  lagjen “16 Prilli”, Fier.  
(Të katërt me detyrë roje  Ndërmarjen e Bazës  Furnizmit Teknik  shoqërisë “Al 
Petrol”). 
 
Këta shtetas kanë abuzuar me detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 
15.000.000 lekë  reja. 
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës  Parë Fier për veprat 
penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar 
nga Nenet 135 e 248  Kodit Penal.