Arratiset nga burgu, riarrestohet shqiptari në Itali.

Arratiset nga burgu, riarrestohet shqiptari në Itali.Një shqiptar i dënuar në burgun e Frosinones, Itali ia doli diten e djeshme të arratisej nga qelia. Ngjarja ka ndodhur natën e kaluar, por shqiptari u kap nga policia teksa ishte në arrati e sipër.

Shqiptari e ndante qelinë me një shtetas italian, i cili tentoi dhe ky të arratisej por policia italiane kuptoi gjithçka dhe bëri të mundur kapjen e tij.

Nga ajo që është mësuar nga oficeri Massimo Constantino është se dy të burgosurit kishin hapur një vrimë të madhe në qeli prej nga e cila munden dhe të dilnin.

Të dy të dënuarit janë persona me precedentë të rrezikshëm penalë dhe akuzohen se kanë lidhje me mafian.

Shqiptarit iu gjetën 2 telefona celularë pasi u arrestua dhe 2 të burgosurit gjenden tashmë në një qeli të sigurisë së lartë.