Ariel Winter tregon të dashurin dhe…

Ariel Winter nuk bën pjesë tek femrat që sikletosen sa u përket postimeve në rrjetet sociale. Aktorja e famshme për rolin e saj në “Modern Family” e tregoi këtë sërish.

19-vjeçarja u tregoi këtë herë ndjekësve të saj në Instagram të dashurin dhe jo vetëm atë. E veshur me një fustan të zi të çarë në krah, aktorja rrëfeu edhe linjat.

Në dhjetor, Ariel postoi një foto të ngjashme për nga provokimi dhe e veshur si Santa Klaus, për të uruar festat e fundvitit.

Por tek fotot që publikon jo gjithmonë merr komente pozitive. Në një komunitet të madh si rrjetet sociale, ka nga ata që e kritikojnë. Megjithatë, vetë aktorja thotë se i injoron.

“Kur postoj një foto as që dua t’ja di se çfarë thonë njerëzit. Nëse duan ta komentojnë, le ta bëjnë. Unë e marr jetën me pozitivitet”, deklaronte ajo para pak ditësh.

/ Top Channel