Ambasadorja e Hollandës kalon fundjavën në Divjakë.

Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri,  Dewi Van De Weerd, e shoqëruar nga bashkëshorti dhe fëmijët e saj, vizituan në fundjavë Parkun Kombëtar të Divjakës .

Gjatë vizitës ajo u njoh me vlerat e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, me biodiversitetin, me florën dhe faunën që gjallon në këtë park.

Ajo vizitoi vendshumimin e Pelikanit Kaçurrel, godullat ku gjallojnë mjelmat dhe shpendë të tjerë ujorë, pyllin me pisha dhe sigurisht lagunën detare.

ambasadorja hollandeze ne divjakeUdhëtimi me varkë nga specialistët e parkut, në vendet e veçanta ku rriten e shumohen speciet e rralla, dalja në det dhe ngushticat
lagunore, ishin shumë mbresëlënëse për të, bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

Në librin e përshtypjeve të parkut, ambasadorja shënoi konsideratat më pozitive të arritjeve në mirëmenaxhimin e tij.

 

Në largim nga kjo vizitë, në  mënyrë simbolike, ambasadorja me familjen e saj, mbollën edhe nje fidan pishe që do të rritet në këtë park.