Ambasadori Lu: 2017-a do jetë një vit i shkëlqyer për Shqipërinë

donald luViti 2017, do jetë i shkëlqyer për Shqipërinë pasi nis nga zbatimi zbatimi edhe i reformës në drejtësi”, deklaroi sot pasdite Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

I pranishëm në mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, diplomati amerikan thekson se me krijimin e Byrosë së Hetimit do të goditet korrupsioni në nivele të larta.

2017-ta do të jetë vit i shkëlqyer për Shqipërinë, vit që nis me zbatimin e reformës në drejtësi dhe që do transformojë klimën e biznesit. Po ashtu, viti 2017 do të jetë vit i zgjedhjeve parlamentare që do të garantojnë stabilitetin demokratik dhe vënien e vendit në shinat drejt integrimit, tha Lu.

Viti 2017, vijoi ambasadori, do të trajtojë korrupsionin në nivele të larta nëpërmjet Byrosë së Hetimit dhe strukturës së posaçme antikorrupsion. “Disa njerëz mendojnë se unë jam optimist, por unë jam realist dhe shoh që po vijnë gjëra të mira për Shqipërinë”, u shpreh ai.