Aktiviteti i ecjes, përfitimet fizike dhe mendore që na ofron.

ecja dhe te mirat e sajNë ditët e sotme, kemi harruar të ecim. Me dashje ose jo, e kemi kthyer ecjen në opsionale. Për shumë nga ne e ecura më e gjatë është nga dera e punës te makina, nga makina tek hyrja e shtëpisë, apo bari ku sërish shkojmë për t’u ulur. Kemi harruar të ecim… Por ecja është thelbësore për shëndetin. Për shëndetin fizik dhe atë mendor. Më poshtë do të lexoni të gjitha përfitimet

• redukton rrezikun për sëmundjet koronare
• rregullon tensionin e gjakut
• rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve
• ndihmon në ruajtjen e peshës trupore
• ul rrezikun për obezitet
• redukton rrezikun për osteoporozë
• redukton rrezikun për kancer të gjirit dhe kolonës
•redukton rrezikun për shfaqje të diabetit të tipit të dytë.
• përmirëson gjendjen emocionale
• redukton stresin
• ndihmon në parandalimin e rrëzimeve në pleqëri
• ndihmon për artritin