Ahmeti – Mogherinin: Kriza institucionale në Maqedoni, s’mund të kthehet në ndëretnike

Ahmeti - MogheriniKryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot u takua me përfaqësuesen e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Federika Mogherini.

“Për 16 vite kanë punuar bashkë dhe çdo e arritur është e përbashkët me BE-në, NATO-n dhe SHBA-në”, tha Ahmeti në një postim në rrjetet sociale pas takimit.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do mbetemi partner të komunitetit ndërkombëtar. Kriza institucionale dhe sistemore nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike dhe ne do të mbetemi të përkushtuar për të arritur zgjidhje politike”, shprehet Ahmeti.

Ai shtoi se prioritete mbeten sundimi i së drejtës, shteti ligjor, institucione të besueshme, përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, si dhe integrimi në NATO dhe BE

“Mogerini shprehu vlerësim për rolin dhe qasjen tonë konstruktive në këtë krizë të rëndë duke theksuar që Bashkimi Evropian është pranë nesh në përpjekjet për ta zgjidhur krizën, ndërsa theksoi nevojën për të vijuar dialogun tonë”,deklaroi Ahmeti.