8 Marsi Dita Nërkombëtare e Gruas.

8 MarsiSot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila festohet nëpërmjet aktiviteteve të shumta.

Në Shqipëri kjo festë është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, të cilat në këtë ditë ndihen të privilegjuara. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti.

Shpesh të padukshme, supergratë e përditshmërisë sonë kanë vendosur të bashkohen me thirrjen për të ngritur zërin e tyre apo qoftë për të marrë titullin që e meritojnë.

Viti 1910, përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit,që vendosen që çdo vit,  8 Marsi,  të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e New York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.   Në Shqipëri për herë të parë 8 Marsi u kremtua në vitin 1942 të shekullit të XX-të në grupe të vogla grash.