70 vjeçarja e dëshmon se mosha është vetëm numër

 

70 vjecarja

Deri në moshën 50 vjeçare Peggy Hilbert, nga Florida stërvitej rrallë dhe nuk i pëlqente shumë të merrej me sport.

Por më pas ajo vendosi që të ndryshonte tërësisht mënyrën e jetesës dhe nisi të frekuentonte rregullisht palestrën.

Rezultati është ky fizik që të befason dhe një shëndet i mirë. Tani 70 vjeçarja punon si trajnere fitnesi, ndërkohë që në 2001 mori pjesë në konkurse bodybuilding-u, duke fituar shumë prej tyre.

Peggy tregon se kur njerëzit marrin vesh moshën e saj, befasohen dhe nuk e besojnë.

Kjo 70 vjeçare të lë me gojë hapur. Është e vështirë të mendosh që ajo ka këtë moshë kur shikon fotografitë e saj.