58 të vdekur pas sulmit kundër një xhamie në Alepo.

Alepo ISISTë paktën 58 persona kanë humbur jetën sot si pasojë e një sulmi ajror ndaj një xhamie në fshatin Xhina, të qytetit Etarib, në afërsi të Alepos.

Një avion, për të cilin dyshojmë se i përkiste ushtrisë ruse, ka sulmuar një xhami në fshatin Xhina të qytetit Etarib, pranë Alepos, ndërkohë që falej namazi”, tha zyrtari i mbrojtjes civile në këtë rajon, Jahja Xhevad.

Ai shtoi se si pasojë e sulmit, të paktën 58 persona kanë humbur jetën.

“Ekipet e kërkim shpëtimit janë duke punuar për nxjerrjen e personave që ndodhen në gërmadha. Në xhami, gjatë faljes së namazit, kishte 200-300 persona”, theksoi ai.

“Ekipet e kërkim shpëtimit bashkë me banorët e fshatit janë duke punuar me mjete rrethanore për nxjerrjen e personave nga gërmadhat. Goditja e një faltoreje është e papranueshme, deklaroi Xhevad.