25 vjet nga vdekja e dëshmorit të demokracisë Arben Vogli.

25 vite më parë, më 25 Shkurt të vitit 1992 u nda nga jeta Arben Vogli, i cili ishte ndër viktimat e një regjimi që po e ndjente fundin.

Arben Vogli u vra gjatë protestave antikomuniste të atij viti organizuar nga vetë qytetarët e Lushnjes.

Arben Vogli u vra 1 muaj para zgjedhjeve nga agjentë special të regjimit. Kësisojë Arben Vogli është dëshmorë i demokracisë.

Në nder të dëshmorit të demokracisë Arben Vogli, rruga në qendër të qytetit të Lushnjes përbri Bashkisë mban emrin e tij dhe po aty është vendosur sot busti i tij me kursimet e familjareve të Dëshmorit.

Të kujtojmë me krenari bijte e bijat e kombit që ishin e mbetën frymëzuesit për liri e demokraci për Shqipërinë ,sa herë që shënojmë përvjetoret e dëshmorëve, ti kujtojmë me respekt .
I përjetshëm kujtimi per Dëshmorin e Demokracisë Arben Vogli!