“Sekreti” i Xhensila Myrtezajt dhe Pirro Çakos

“Sekreti” i Xhensila Myrtezajt dhe Pirro ÇakosNa kishin paralajmëruar se do të sillnin një këngë të re, përmes disa postimeve gjatë xhirimeve, por Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako kanë surprizuar me “Sekreti”-n e tyre.

Një admirues sekret, i dashuruar pas saj, ai e ndjek në çdo hap Xhensilën, në Venecian e bukur. I bërë një me kalimtarët, nën atmosferën e maskave, admiruesi sekret i shpreh dashurinë e tij këngëtares.

Një shpresë për tu takuar, Xhensila ëndërron momentin e takimit me dashurinë e saj sekrete. Por gjatë një udhëtimi me gondol, ai i hedh maskën Xhensilës, duke ju prezanatuar për herë të parë
.Një histori dashurie, plot emocion, ku romantizmi i saj përfshin çdo person që dëgjon. Këngëtarja Xhensila Myrtezaj përmes një postimi në instagram ka zbuluar se për realizmin e “Sekreti im” ishin dashur 3 vite punë. Megjithatë mund të themi se çdo gjë ja ka vlejtur, pasi kënga është një nga baladat më të bukura të dëgjuara.