Nicole flet për herë të parë pas publikimit të videos me Hamilton: Ishte e tmerrshme

Nicole flet për herë të parë pas publikimit të videos me Hamilton: Ishte e tmerrshmeNicole Scherzinger e ka thyer heshtjen lidhur me publikimin e një videoje intime, në të cilën shfaqej me ish-të dashurin Lewis Hamilton.

Në muajin shkurt në internet kishte rrjedhur një video, në të cilën çifti i dikurshëm shfaqeshin duke u puthur dhe përkëdhelur në shtrat.

Ndërsa këngëtarja – e cila deri më tani kishte refuzuar ta komentojë videon – ka thënë se në ditët kur ishte publikuar xhirimi, kishte qenë një periudhë e tmerrshme për të.

Nicole dhe Lewis kanë qenë në lidhje për shtatë vite para se të ndaheshin në vitin 2015, ndërsa xhirimi ishte bëtë pikërisht në kohën kur ishin të lidhur.