Krijoi imazhin e lojës vrasëse “Momo”, artisti shkatërron krijesën e tij

Krijoi imazhin e lojës vrasëse “Momo”, artisti shkatërron krijesën e tijPrej kohësh është kthyer në shqetësimin kryesorë për të gjithë ata që ranë pre e lojës “Momo”, e cila u bë virale në rrjetet sociale.

Mirë po imazhi i kësaj loje të frikshme është krijuar nga artisti japonez, skulptori Keisuke Aiso, ishte ky i fundit që krijoi kukullën “Momo”.

Gjatë një interviste për “The Sun” skulptori japonez tha se e ka shkatërruar krijesën e tij.

“Mallkimi është zhdukur”,-tha për “The Sun” artisti.

Ai thotë se tani kjo skulpturë nuk ekziston më dhe ka siguruar fëmijët se kukulla “Momo” është zhdukur. Kukulla “Momo” u krijua prej tij në vitin 2016, dhe kohët e fundit është përdorur si imazh i lojës së fundit virtuale, e cila është pasuese e lojës famëkeqe “Balena Blu”.

“Momo” është i çon fëmijët të kryenin veprime të rënda që përfundonin deri në vetëdëmtim, edhe sipas kësaj loje ata duhet të ndjekin disa etapa apo të kalojnë disa sfida të rrezikshme dhe mund të përfundoj me vetëvrasje.

Gjatë këtyre javëve ishin shtuar shqetësimet nga prindërit e fëmijëve që luanin lojën virtuale “Momo”, e cila në muajin Gusht i mori jetën një vajze 12-vjeçare në Argjentinë.

12-vjeçarja u vetëvra pas udhëzimeve që i dha loja “Momo”. Edhe dy persona të tjerë humbën jetën në Kolumbi pasi ndoqën udhëzimet e kësaj loje.