Këngëtarja e famshme shqiptare sërish “single”! Aktori vendos t’i japë fund lidhjes

Këngëtarja e famshme shqiptare sërish “single”! Aktori vendos t’i japë fund lidhjesKëngëtarja e famshme shqiptare duket se është sërish vetëm, dhe kjo pasi aktori me të cilin ajo po dilte, ka vendosur t’i japë fund lidhjes së tyre.

Bëhet fjala për këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe yllin e Hollywood, Andrew Garfield.

Mësohet se ka qenë ky i fundit ai që ka vendosur që romanca e tyre 4 mujore të marri fund, pasi Garfield dëshironte një jetë më private.

Mediat britanik shkruajnë se ky vendim nuk ka qenë i lehtë për t’u pranuar nga Rita Ora dhe se ajo ndihet e shkatërruar pas ndarjes nga Garfield.

“Rita është copëtuar nga situata. Andrew u nda me të kohët e fundit dhe ishte e vështirë për të pasi kaluan shumë kohë së bashku,”-tha një burim për The Sun.

“Ata kaluan Krishtlindjet së bashku dhe këngëtarja mendoi se gjërat po shkonin mirë mes tyre. Karriera e saj është gjithnjë e më shumë në rritje dhe e jeta e saj është në qendër të vëmendjes ndaj, ai i tha se donte një jetë më private,”-ka shtuar burimi pranë këngëtares.

Kujtojmë se shqiptarja Rita dhe Andrew Garfield u panë për herë të parë së bashku në dhjetor të vitit të kaluar, ku kaluan edhe Krishtlindjet së bashku. Çifti u fotografua duke ecur dorë për dore në Primrose Hill, Londër.