Eleni Foureira vjen me këngë të re /Video

Eleni Foureira vjen me këngë të rePas suksesit me “Fuego” në Eurovizionin e vitit të kaluar, e cila u rëndit në vendin e dytë, shqiptarja Eleni Foureira vjen me një këngë të re.

“Triumph” është projekti muzikor, që sjell sërish Elenin plot energji në skenë. Kënga është në gjuhën angleze dhe vjen me mesazhin që femrat të mos dorëzohen, pasi vetëm kështu do të triumfojnë.

Eleni Foureira ose Entela Fureraj është më origjinë nga Fieri. Ajo përveç hiteve të saj, njihet dhe për faktin se në fillimet e karrierës së saj mohoi se ishte shqiptare.

Edhe pse shumë media ja nxorën në shesh të vërtetën përsëri u desh shumë kohë që shqiptarja ta pranonte këtë gjë. Ajo pati deklaruar se u detyrua ta fshehë origjinën për shkak të racizmit. Po tashmë kjo kaluar dhe Eleni thotë se është krenare se është shqiptare.