Dafina Zeqiri inspirohet nga Monica Bellucci për videoklipin e ri!

Dafina Zeqiri inspirohet nga Monica Bellucci për videoklipin e ri!Shumë shpejt Dafina Zeqiri pritet të publikojë këngën e saj më të re, “A e man n’men”.

Këngëtarja ka preferuar të tregojë një pjesë shumë të vogël nga skenat e videoklipit, gjithçka tjetër do të zbulohet ditën e publikimit. Kënga e Dafinës do të jetë një histori dashurie dhe fansat e këngëtares po e presin me padurim.

Për videoklipin e saj mesa duket këngëtarja është frymëzuar nga një nga filmat më të bukur të kinematografisë botërore, “Malena”.
Ditën e sotme Dafina publikoi një sekuncë të shkurtër të videoklipit dhe vërehet se është shumë i ngjashëm me skenën më të famshme të dramës italiane. Dafina shfaqet në një vend të errët dhe në momentin që nxjerr një cigare disa meshkuj i afrohen për t’ia ndezur.
Në këtë moment të gjithëve na vjen në mendje Monica Bellucci, aktorja e famshme protagoniste e filmit “Malena”.