Dysheku i teknologjisë së lartë rregullon temperaturën sipas nevojës /Video

Dysheku i teknologjisë së lartë rregullon temperaturën sipas nevojës

Dysheku i teknologjisë së lartë rregullon temperaturën sipas nevojës

Bashkëshortët që ia marrin çarçafin njëri -tjetrit gjatë natës, këtë problem mund ta kenë të harruar, nëse shfrytëzojnë dyshekun e teknologjisë së lartë të prodhuar në New York.

Sistemi i dyshekut është i ndarë në dy pjesë, në të cilat rregullohet temperatura ndaras, varësisht nëse kanë të nxehtë apo të ftohtë.

Sipër katër shtresave, janë edhe gypat e hollë të mbushura me ujë, të cilat e përçojnë energjinë te ata që janë duke fjetur në krevat.

Madje, temperatura nisë të ngrohet, kur ata shtrihen, teksa e ftohtë gjatë orëve të mëngjesit, kur zakonisht trupi ka mbledhur nxehtësi nën mbulesë.

Nëse personi i shtrirë ka të ftohtë, mund të nisë ngrohjen nëpërmjet telefonit, me anë të Bluetooth të lidhur me krevatin, duke i rritur nxehtësinë deri në 46 gradë Celsius.

Të interesuarit duhet të ndajnë 1,995 dollarë, po që se janë të interesuar për këtë dyshek, që përshtatet në të dy anët.