Dokumentari për Michael Jackson (Video)

as shumë betejash ligjore mes produksionit dhe familjes së Michael Jackson, publikohen pamjet e para të dokumentarit rreth abuzimeve seksuale të “Mbretit të Popit”.

James Safechuck dhe Wade Robson, të dy pretendojnë se ishin viktima seksuale të Michael Jackson, kur ishin 10 dhe 7 vjeç. Ata rrëfejnë në detaje çastet brenda rezidencës përrallore të “Mbretit të Popit”, e njohur si “Toka e askujt” dhe se si Jackson abuzonte përnatë me ta.

Dua të them të vërtetën me zë të lartë, po aq sa më është dashur të bërtas për gënjeshtrën”, thotë një prej djemve të abuzuar.

Pas një procesi 6-mujor rreth abuzimeve seksuale në vitin 1997, Michael Jackson u shpall i pafajshëm. Pak ditë më parë, në media u publika një intervistë e rrallë e tij përballë drejtësisë, ku “Mbreti i Popit” refuzonte akuzat për abuzime seksuale.