Vuçiç viziton sot Kosovën.

Vuçiç viziton sot Kosovën.

Kur e gjithë vëmendja është tek dialogu mes dy vendeve, presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jetë sot në Kosovë dhe do të vizitojë Ujmanin. Mësohet se ai do të qëndrojë dy ditë në Kosovë. Dje në mbrëmje ai pohoi se Lista Serbe nuk e pranon Limajn për kryesues të delegacionit negociator kosovar.

Po ashtu ai ka përmendur edhe rastin e ndalimit të Marko Gjuriçit për të hyrë në Kosovë. Vuçiç tha se “shqiptarëve u duhet dhënë dy Kosova për të qenë të kënaqur në bisedime”.

Teksa foli për dialogun në Bruksel dhe faktit që u anulua takimi me Hashim Thaçi ai tha; “Nuk kam mundur të flas sot me përfaqësuesit e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se do të ndërpresim dialogun, pasi kjo është e pamundur. Me armikun nuk mund të diskutoni për paqe, sepse i keni armiq. Duhet të flasim për zgjidhjen e problemit, për të zgjidhur problemet shekullore me shqiptarët. Sa i përket Ujmanit, atë e konsiderojmë resurs serb, por edhe të shqiptarëve dhe serbëve dhe kemi ofruar shumë kompromis, sepse e dimë sa u duhet uji shqiptarëve. Duam të kemi të arrijmë më tepër besim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, por ky është proces i cili do të ishte katastrofal nëse do të ndalej, edhe për shqiptarët, edhe për serbët”, tha ai.

AXHENDA
Vuçiç do të vijë në Kosovë në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.
Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë.
Në ora 15:40 në Leshak.
Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak.
Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviq.
Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.
Ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiç, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.
Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.
Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.
Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe
Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.