Tjetër tragjedi në Itali.

Tjetër tragjedi në Itali.

Katastrofa njëra pas tjetrës në Itali. Të paktën 10 ekskursionistë humbën jetën në grykën e Raganellos në Civita (Cosenza), në Parkun Pollino, pas vërshimeve të përrenjve ngas shirave të forta. Dy trupat e fundit, të cilat u shtohen atyre të 4 grave dhe 4 burrave të identikuar më parë, u gjetën tre kilometra larg nga pika ku ishin marrë nga uji. Gjatë natës një nga të plagosurit më të rëndë vdiq në spital. Tre mbeten të zhdukur dhe 11 të plagosur.

Njëzet persona janë shpëtuar: në mesin e këtyre 11 janë të plagosur (6 në gjendje të rëndë) dhe janë hospitalizuar. Kreu i mbrojtjes civile të Rajonit të Kalabrisë, Carlo Tansi, shpjegoi se “vështirësia për të pasur një pasqyrë të qartë se kush është zhdukur është për shkak të faktit që ekskursionistët ishin në grupe të shpërndara”.

Megjithatë, kërkimet nuk u ndërprenë asnjëherë dhe kanë vazhduar gjithë natën”. Operacionet tani do të zhvendosen edhe më tej në grykën e lumit, sepse ekziston frika se disa viktima mund të jenë tërhequr deri në det.

Ekipet e shpëtimit në punë gjatë gjithë natës Vazhdon pa pushim puna e zjarrkësve, karabinierëve, trupave kombëtare të ndihmës alpine dhe personelit të 118. Në vazhdimësi në kontakt me kreun e Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli, po i ndjek zhvillimet nga afër kryeministri Giuseppe Conte. Mbrojtja Civile e Kalabrisë dërgoi në grykat e Raganellos disa kulla të lehta për të ndriçuar zonën natën dhe për të lejuar shpëtuesit të vazhduan kërkimet gjatë gjithë natës. Ulërimat e dhimbshme të të afërmve Britma dhimbjeje dëgjohen në transmetimet direkte të TV italiane dhe lëvizjet e ambulanca e mjeteve të emergjencave në sheshin e Civitas, i transformuar në vendin e dhimbjes për të vdekurit e tragjedisë së Raganellos.

Ishte i tmerrshëm momenti kur duke u mbajtur për krahu nga disa njerëz, gruaja e një prej viktimave, bërtiti thekshëm kur njohu trupin e burrit të saj. Ndër qindra njerëz ende të pranishëm për të dëshmuar dhimbjen dhe ngushëllimet për atë që ndodhi, kapen fragmente të tregimeve të heroizmit dhe solidaritetit.