Renditja e FIFA-s – Shqipëria nuk lëviz, rënie për Kosovën.

Renditja e FIFA-s – Shqipëria nuk lëviz, rënie për Kosovën.

Renditja e FIFA-s - Shqipëria nuk lëviz, rënie për Kosovën. FIFA ka publikuar renditjen për muajin maj dhe nuk ka shumë lëvizje, teksa në krye të renditjes mbetet Brazili, i ndjekur nga Argjentina dhe Gjermania.

Sa i takon Kombëtares sonë, ajo mbetet në vendin e 66-të, ashtu sikurse nuk ka lëvizur nga pozicioni i mëparshëm asnjë prej skuadrave të tjera të grupit, me Spanjën të renditur në vendin e 10-të, Italinë në të 12-in, Izraeli është i 63-ti, Maqedonia e 133-ta, ndërsa Lihtenshtejni i 189-ti.

Rënia ka pësuar Kosova, që nga vendi i 170-të bie me dy pozicioni dhe tanimë është në vendin e 172-të