Një bebe në OKB, kryeministrja shkon në samit me vajzën.

Një bebe në OKB, kryeministrja shkon në samit me vajzën.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka hyrë në histori si udhëheqësja e parë botërore që merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me foshnjen e saj të porsalindur në prehër.

Ajo u shfaq vogëlushen e saj 3 muajshe në OKB, mbrëmjen e së hënës në Samitin e Paqes “Nelson Mandela”. Ndërsa në momentin që ajo fliste partneri Clarke Gayford mbante të voglën, Neve te Aroha shkruan Telegraph.

Kryeministrja ushqen me gji të bijën, gjë që ka bërë që ajo të udhëtojë më nënën e saj në Neë York për udhëtimin gjashtëditor. Partneri i Ardern, një prezantues televiziv, është kujdestari kryesor i Neve dhe ka udhëtuar me kryeministren në New York për t’u kujdesur për foshnjën.

Javën e shkuar, në Zelandën e Re u miratua një ligj që lejonte kryeministren apo ministrat të udhëtonin me një dado në misionet jashtë vendit, e kjo do të mbulohej nga taksapaguesit. Por, Ardern tha se bileta e partnerit për në New York dhe shpenzimet e tjera do të paguhen prej saj.

  • foto galeri