Historia frymezyese e yllit te futbollit Modric.

Historia frymezyese e yllit te futbollit Modric.

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric, u shpall mbrëmë lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. Kroati arriti të sfidojë Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah, të cilët ishin nominuar për çmimin e futbollistiti më të mirë.

Pas triumfit, mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë të madhe emrit të Luka Modric, i cili nga bari dhish në Kroaci kur ishte fëmijë, sot gëzon statusin e lojtari më të mirë të shpallur nga FIFA.  Më poshtë do të rendisim disa nga shkrimet e mediave, të cilat nuk kanë kursyer elozhe për ballkanasin.

“Mirror” shkruan: “Salah shënon golin e sezonit, por Modric merr çmimin e madh”. Në Itali, “Corriere dello Sport”: “Ronaldo i mërzitur, Modric më i miri”. Gazeta kroate “24 sata” shkruan: “Bravo kapiten”.