Fund transmetimeve analoge.

Fund transmetimeve analoge.

Nga sot transmetimet analoge kalojnë në ato dixhitale në dy qarqet më të mëdha të vendit, Tirana e Durrësi.

Të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi, nëse ende nuk janë pajisur me një të tillë.