Dua Lipa në kopertinën e “Vogue”.

Dua Lipa në kopertinën e “Vogue”.

Kur nënshkroi kontratën e parë diskografike në moshën 18-vjeçare punonte kamariere, ndërsa tani Dua Lipa ka pushtuar arenat botërore duke shënuar shitje rekord teksa është portreti me i dashur i revistave.

Kopertinën e fundit, në të cilën do të jetë imazh i Janarit për prestigjiozen Vogue për të dytin vit radhazi, e ka publikuar në llogarinë e saj në Intagram.

Veshur me të bardha, tërësisht tonalitete të ftohta dimri, me shikim reflektues dhe meditativ, 23-vjeçarja flet për feminizmim. Dhe për të nuk është urrejtje ndaj meshkujve, por përpjekje për të drejta të barabarta.Ka besim në vetvete, edhe pse paralelisht jeton me pasiguritë e saj, por për Duan është më e shëndetshme të jesh pozitive.