Derdhja e karburantit në Mesdhe, Franca dhe Italia nisin pastrimin e ujërave .

Derdhja e karburantit në Mesdhe, Franca dhe Italia nisin pastrimin e ujërave .

Autoritetet detare franceze dhe italiane kanë nisur pastrimin e zonës pas derdhjes së karburantit që është përhapur 20 kilometra në Detin Mesdhe. Një anije tuniziane mallrash u përplas me një anije qipriote, njofton CRI, duke shkaktuar derdhje të karburantit në det. Sipas autoriteteve nuk ka të lënduar. Roja Bregdetare italiane tha se po punon për nxjerrjen e materialeve ndotëse dhe po monitoron derdhjen nën ndryshimet klimatike. Anijet franceze dhe italiane dhe ekspertët e derdhjes së naftës janë drejtuar në zonën e derdhjes për një operacion të pastrimit të ndotjes.