Bëri “teatër” dhe mori penallti në derbi, dënohet me dy ndeshje

Bëri “teatër” dhe mori penallti në derbi, dënohet me dy ndeshje

Kevin Strootman është dënuar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Serie A për gjestin e shëmtuar që bëri të dielën në derbi. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një futbollist të pezullohet më pas sepse ai simuloi. Në fakt, simulimi i tij ishte në limitin e aktrimit në teatër. Por ai simulim i dha penallti ekipit të Roma-s dhe në minutën e fundit të pjesës së parë, De Rossi gjuajti saktë, duke mposhtur portierin Strakosha. Pikërisht pjesa e parë u mbyll 1-1 nga ky episod.

Gjithsesi, Lazio fitoi 3-1,me dy gola të tjerë të shënuar në pjesën e dytë dhe duke e zbehur këtë episod në maksimum, sepse ndryshe polemikat do të vijonin akoma. Biglia u ndëshkua me karton të verdhë pikërisht se kontestoi penalltinë. Ai i tha gjyqtarit që do habitesh çfarë teatri ka bërë Strootman. Dhe Biglia ka pasur të drejtë. Këtë shfaqje të shëmtuar e ka dënuar edhe Disiplina, duke dhënë shembull për të tjerët. Holandezi ka humbur dy ndeshje të rëndësishme, atë me Milan dhe me Juventus.