Fier: Vendosnin gjoba, arrestohen dy persona.

 

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier  në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi dy mujor me metoda speciale të hetimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar  “DERMENASI”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.N. B., 48 vjeç, banues në Dermenas, Fier.( I dënuar më parë për vrasje në tentativë).

2.A. B., banues në Dërmenas, Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për t’i marë një pasuri në shumën 50.000 euro shtetasit E.R. Në periudha të ndryshme kohore në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë duke e kanosur deri ditën e sotme shumen prej 31.500 euro këtij shtetasi.Në momentin e arrestimit, shtetasve N. B. dhe A. B. , i’u sekuestrua një shumë prej 3000 eurosh, të cilën sapo ia kishin marë duke e kanosur shtetasit të dëmtuar si dhe disa aparate celular të perdorur nga të dyshuarit, nje karikator me fishekë dhe një armë zjarri tip pistoletë.

Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për këta shtetas si autor të dyshuar për veprën penale “ Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” të parashikuar nga Nenet 109/b,  25 dhe 278/4 të Kodit Penal.