Grabitja në Rinas, policia jep detajet zyrtare.

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për grabitjen në Rinas, duke dhënë detaje, si dhe njofton për arrestimin e 5 punonjësve të policisë private që po transportonin paratë si dhe arrestimin e drejtoruesit teknik të firmës së sigurisë private.

Pas grabitjes në aksin Tiranë-Rinas, policia ka vendosur qe ti hiqet liçenca kompanise private “Jaguar Security”.

“Jaguar Security” akuzohet se falsifikoi dokumentat, pasi nuk kishte makina të blinduara.

Shtetasi Fatmir Gapi, 55 vjec, ka rene ne pranga me akuzen se kompania ka falsifikuar te dhenat teknike ne dokumentacion duke pretenduar se dispononte makina te blinduara kur ne fakt nje gje e tille ka rezultuar e pavertetë.

Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila mendohet se është mbi 2 mln euro.
Kjo është grabitja e 4 e ndodhur në harkun kohor të dy viteve në segmentin rrugor Tiranë – Rinas. Grrabitje të cilat e kalojnë vlerën e 10 mln eurove.

 

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në orën 13 :10 njofton patrulla e policisë se mjetet e blinduara të Shoqërisë Private sigurisë fizike kane kaluar ne drejtim te Rinasit.

Ne orën  13:24, ka ardhur telefonatë te numri i emergjencave 112, se në afërsi të Universitetit “Epoka”, ka të shtëna me armë.

Me marrjen e njoftimit patrulla e policisë është nisur në drejtim te vendit ku është marrë telefonata.

Sqarojmë se në mes te rrugës është konstatuar trafik nga patrulla dhe janë detyruar të lënë makinën dhe të shkojnë me këmbë ne drejtim te Universitetit Epoka.

Në orën 13:29  shkon shefi i Komisariatit Vorë në vendin e njoftuar lidhur me ngjarjen.

Në orën 13:34  ka ardhur një tjetër telefonatë , nga punonjësi i firmës   private  i cili ka kërkuar ndihmë policore.

Ne orën 13 :35 patrulla e policisë mbërrin ne vendngjarje dhe ka marre kontakt me drejtuesin e mjetit te shoqërisë fizike.

Ata i kane spjeguar oficerit te patrulles pergjithshme lidhur me ngjarjen.

Sqarojme se nga Salla Operative e shoqerise perkatese nuk eshte dhene asnje njoftim  mbi ngjarjen e ndodhur ne sallen operative te Drejtorise Vendore Policise Tiranës.

Ne vendngjarje jane  konstatuar  dy automjete të pershtatura si te blinduara të një shoqërie private,  që po transportonin në drejtim të Rinasit vlera monetare.

Në këtë aks rrugor këtyre mjeteve u është ndërprerë rruga  nga një automjet  tip fuoristradë duke e goditur furgonin e blinduar të shoqërisë private dhe prej  tij  kanë dalë dy persona të paidentifikuar të cilët dyshohen të kenë qëlluar me armë gomën e përparme të makinës së parë dhe me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar duke zbritur me forcë punonjësit e policisë private dhe duke i shtrirë në tokë.

Në të njëjtën kohë një tjetër automjet i dyshuar i autorëve  kanë sulmuar makinën e shoqëruese të dytë te shoqërisë private duke neutralizuar punonjësit  e shoqërisë private të cilët ndodheshin në  të.

Pasi  kanë marrë sasinë e parave , ata janë larguar me të dy automjetet e tyre.

Sqarojme se automjetet e shoqerise fizike te pershtatur si mjet i blinduar  jane demtuar nga autoret ne pjesen e pasme duke perdorur mjet prerese te dyshuar  motosharre dhe marre me pas shumen e parave.

Gjithashtu eshte konstatuar se  kamerat e mjeteve te pershtatura si blind kane qene te fikura dhe GPS nuk ka qene i vendosur ne thaset e parave por ne nje thes i cili u gjet i vendosur poshte sediljes se shoferit.

Në vendngjarje janë fiksuar gëzhoja.

Nga  shërbimet policore, janë konstatuar/gjetur dy  mjete që po  digjeshin pranë disa banesave, në vendin e quajtur “Rruga e Hajdutëve” në Fushë Prezë.

Nga verifikimi i kryer dyshohet se këto mjete të jenë të autorëve, të përdorura në vendngjarje.