Policia: Fier – Lushnje i ofron rryshfet punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë për “Korrupsion aktiv”.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier në nje njoftim për shtyp të datës 09.02.2017 bën me dije se është arrestuar shtetasi B. P. 24 vjeç banues në Orikum, Vlorë pasi i ka ofruar një punonjësi policie rryshfet.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në autostradën Fier-Lushnje, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “Audi”, me targë AA 506 NY me shpejtësi tej normave të lejuara, u kap në flagrancë duke tentuar t’i japë patrullës së policisë në formë rryshfeti një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë me qëllim shmangien e masës administrative.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Gjithashtu Drejtoritë e Policisë Fier dhe Lushnje kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Gj. Rr. 20 vjeç banues në fshatin Levan, Fier eshte arrestuar pasi në datën 12.12.2016 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier , ka vendosur masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt dhe “Prishje e qetësise publike”, parashikuar nga Nenet 291 dhe 274 të Kodit Penal.

Specialsitët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. K. 34 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori” Lushnje, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases me iniciale K.K, 66 vjeçe.(“Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/1 i Kodit Penal).

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *