Francë, shqiponjat kundër dronëve.


Në Francë, Forcat Ajrore po trajnojnë një grup shqiponjash mbretërore për të evidentuar dhe neutralizuar avionët të vogël pa pilot (dronët), të cilët mund të përdoren për të kryer sulme terroriste.

Qëllimi është që të përdorin zogjtë për të bërë të mundur sigurimin e zonave të ndjeshme të cilat mund të përdoren si objektiv nga terroristët, të tilla si centralet bërthamore apo institucionet shtetërore, evente dhe ngjarje, si samite ndërkombëtare etj.

Shqiponjë-rritësit po kujdesen që zogjtë shqiponjë të mësohen ti njohin këto mjete që në moshë shumë të re duke i lënë atyre ushqim në dronë. Në këtë mënyre ata e kanë teper të lehtë për të njohur dronët në fluturim dhe për ti neutralizuar ato.

Për një shqiponjë të rritur e cila sheh dukshëm  detajet  deri në një largësi prej 2 km, është një punë shumë e lehtë.