9 vjet shtet i pavarur, Urime Kosovë!

Kosova festo9 vjet shtet, Kosova feston Pavarësinën sot 9 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe formimit të shtetit të ri.

Ceremonitë zyrtare që nisën para tre ditësh, kulmojnë sot me homazhe në varret e komandantit legjendar të UÇk-së Adem Jashari dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.

Të dy këto, personalitete me kontributin më të madh në rrugën e Kosovës drejt të qenit shtet, do të nderohen nga krerët më të lartë të institucioneve kosovare. Por në agjendën tri ditore mungon parakalimi tradicional i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa seanca solemne e kuvendit u zhvillua dje, po ashtu edhe pritja shtetërore  me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.  Hashim Thaçi, në fjalën e tij tha se  Kosovën e kanë njohur  113 shtete.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në faqen e tij në Facebook ka publikuar një video   urimi për nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me titull “Kosova ime”.

Kjo video  në mënyrë simbolike përshkruan gëzimin dhe optimizmin për rrugën e pavarësisë. Urime 9 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës!” ka shkruar Mustafa.

Si çdo vit dhe obelisku i pavarësisë NEWBORN, një ndër pikat më të vizituara në Kosovë, pritet të mbledhë shumë njerëz që do të shohin pamjen e re me mesazhin për një botë pa mure.
Stafi i Radio Lushnjes i uron gëzuar ditën e pavarësisë vëllezërve tanë Kosovarë.