Gjermania miraton masa të shpejtuara të deportimit të azil-kërkuesve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 shteteve federale gjermane janë pajtuar që të shpejtojnë deportimin e azil kërkuesve të refuzuar.

Qëllimi i planit është deportimi i migrantëve që kanë pak mundësi të marrin azil brenda pak javëve të hyrjes së tyre në Gjermani. Personat që gënjejnë për identitetin e tyre apo kanë të kaluar kriminale, do të deportohen shumë shpejtë.

Kjo është nxitur prejse në muajin dhjetor, azil kërkuesi i refuzuar nga Tunizia, Anis Amri vrau 12 njerëz duke shtypur me kamion, në një treg Krishtlindjesh në Berlin.

Nëpër shtetet federale, guvernatorët kanë thënë se do të themelohen “qendrat e daljes”, ku do të dërgohen azil kërkuesit e refuzuar që të mos kenë mundësi të largohen pak para deportimit.

Imigrantët, shumica e të cilëve janë nga Afganistani, do të marrin një shumë parash pak para se të rikthehen në vendin e tyre, nëse këtë e bëjnë vullnetarisht.

Në vitin 2016, rreth 55 mijë azil kërkuesë janë larguar vullnetarisht nga Gjermania dhe rreth 25 mijë të tjerë janë deportuar. Gjatë vitit të kaluar, 280 mijë persona kanë kërkuar azil, kundrejt 890 mijëve që e kanë bërë të njejtën në vitin 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *