Shpërdorim detyre dhe fallsifikim dokumentash, arrestohen dy të kërkuarit në Lushnje

Komisariati i Policisë Lushnje në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan 2 shtetasit të shpallur në kërkim pasi gjykata i kishte shpallur ata fajtor për veprën penale të fallsifikimit të dokumenteve të identifikimit dhe të shpërdorimit të detyrës.
Në komunikatën për shtyp të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier thuhet se Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekinomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

N. M., 34 vjeç, banues në fshatin Ngurës, Lushnje, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Fallsifikimi i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave” parashikuar nga Neni 189/1 i Kodit Penal.

Gjithashtu eshtë arrestuar edhe H. M., 51 vjeç, banues në fshatin Matjan, Lushnje, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal.

Po ashtu nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim F. M., 34 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me Vendimin e datës 07.12.2016, e ka dënuar me 100 ditë burg për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 130/a/2 i Kodit Penal.