5 vjeçarja me sindromën “Einstein” që prek vetëm 100 njerëz në botë.

5 vjeçarja me sindromën “Einstein” që prek vetëm 100 njerëz në botë.

Kur Taylor McGowan ishte pesë muajshe, asaj filluan t’i dilnin flokë të verdhë, por aspak të butë si të bebeve. Me kalimin e kohës, flokët e saj të ndritshëm bjonde vazhduan të rriteshin, të dendur dhe të ashpër.

Prindërit e vogëlushes e kuptuan që diçka nuk shkonte . Mjaftoi një vizitë  tek pediatri për të mësuar se vajza vuante nga sindroma e flokëve që nuk krihen ose “EINSTEN”. Në të gjithë botën numërohen rreth 100 raste . Albert Einstein ishte njëri prej tyre

Cara dhe Tom, nga Çikago, Illinois, kërkuan ekspertizën e Profesor Regina Betz . Profesor Betz në Universitetin e Bonit në Gjermani është aktualisht figura kryesore në hulumtimin e kësaj sindrome.
Ekipi i saj në Institutin e Gjenetikës Humane ka deklaruar se gjendja shkaktohet nga një mutacion gjenetik dhe është e trashëgueshme.
Fillimisht prindërit e pesë vjeçares u përpoqën t’i drejtonin flokët vajzës, por më pas ata i lanë të rriteshin natyrshëm .

“Kemi provuar të gjitha llojet e produkteve, por më pas menduam se ajo duhet ta dijë që është e bukur siç është ! E përsosur dhe unike.

Ne duam që ajo ta pranojë veten dhe të mos përpiqet të ndryshojë për të tjerët” thonë prindërit e 5 vjeçares së ëmbël.