3 orë në ditë në internet.

3 orë në ditë në internet.

Shifra alarmante për përdorimin e internetit nga fëmijët. Sipas studimit të fundit të publikuar nga UNICEF, fëmijët nga mosha 9 deri në 17 vjeç qëndrojnë mesatarisht 3 orë online.  Rrezik për ekspertët e sigurisë së fëmijëve është kontakti i fëmijëve me të panjohurit nëpërmjet rrjeteve sociale. Madje nga anketimi rezulton se 16% e tyre i ka takuar këta persona.

“Pjesë e studimit u bënë 1 000 fëmijë. Nga anketimi rezulton se 14% kanë përjetuar diçka që i ka mërzitur online.  40% janë kontaktuar nga të huajt dhe 16% kanë pohuar se i kanë takuar fizikisht”, tha Ina Verzivolli nga UNICEF Albania.

Shpesh herë të rriturit nuk arrijnë t’i kontrollojnë dot fëmijët pasi kanë më shumë aftësi teknologjike se sa prindërit e tyre. Kjo shkakton dhe diferencimin e tyre nga prindërit. Sipas ekspertes për sigurinë e fëmijëve, rreziku nga internet nuk është vetëm për adoleshentët.

Publikimi i këtij studimi u bë në samitin për një internet më të mirë për fëmijët dhe adoleshentët në Shqipëri, i organizuar nga UNICEF, ku synim kryesor është marrja e masave konkrete për një internet të sigurt për fëmijët.